Berisha Rames 8 nentori liberalizimi i vizave jo themelimi i PKSH-se

Bashkepunimi/KryeministriJemi gjithmone te hapur me opoziten
Dita e djeshme nuk do te mbahet mend si data e themelimit te Partise Komuniste por si data kur shqiptaret levizen pa viza ne Evrope. Ne 1-vjetorin e liberalizimit te vizave Kryeministri Sali Berisha gjate konferences per shtyp theksoi se ka kaluar nje vit nga realizimi i endrres per te gjithe shqiptaret. Gjithashtu ai theksoi se nderkohe qe te gjithe shqiptaret festojne ne kete dite te gezueshme i vetmi i hidheruar eshte lideri i Partise Socialiste Edi Rama i cili ishte i vetmi qe kundershtoi hapur liberalizimin e vizave duke propaganduar se nese shqiptareve do tiu hapeshin kufijte te gjithe do te largoheshin nderkohe qe nje vit me pas shqiptaret jo vetem qe nuk jane larguar por jane nje nder popujt qe kane respektuar te gjitha afatet e vendosura. 8 nentori nuk eshte dita ku Rama duhet te festoje 70-vjetorin e themelimit te Partise Komuniste. Jam ketu per te shprehur mirenjohjen me te thelle qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Evropian qe me vendimin e tyre historik nje vit me pare shnderruan ne realitet endrren me te bukur te shqiptareve ate te levizjes se lire ne mbare hapesiren Shengen - u shpreh Kryeministri Berisha. Ai ironizoi me deklaraten e bere nga lideri i PS-se nje vit me pare i cili kerkonte hapjen e kutive si kusht per te lejuar liberalizimin e vizave per shqiptaret. Kreu i qeverise ritheksoi edhe njehere se populli shqiptar eshte nje popull i bekuar sepse liberalizimi i vizave nuk ishte ne dore te Rames por erdhi fale reformave dhe punes se bere nga qeveria shqiptare dhe qytetareve shqiptare qe i besuan mandatin e dyte kesaj qeverie. Kreu i opozites shqiptare per te bllokuar procesin e vizave thirrjet e tij hap kutite te cliroj vizat letrat e tij se po hoqet vizat 800 mije apo 1 milion shqiptare do te derdhen ne Evrope paten zero efekt ne kete proces - vijoi me tej kreu i qeverise shqiptare. Kryeministri Berisha theksoi se mbi te gjitha liberalizimi i vizave nuk kishte nevoje per votimin e ligjeve me 3/5 sepse ne rast te tille do te ishte e njejta situate si ne rastin per humbjen e statusit kandidat pasi deputetet socialiste te urdheruar nga Rama i cili sheh humbjen e tij ne integrimin e Shqiperise ne BE nuk votuan ligjet. Shqiptaret ishin me fat sepse ky proces ndonese bazohej ne dhjetera e dhjetera ligje vendime reforma te gjithanshme nuk bazohej ne ligje me 3/5 qe te mund ta bllokonte zoti Rama sic bllokoi cdo ligj me 3/5 perfshire dhe ata qe kane te bejne me sigurine rrugore dhe jeten e qytetareve shqiptare perfshire dhe ataqe kane te bejne me luften kunder larjes se parave dhe trafiqeve kriminale- shtoi Kryeministri Berisha. Ndersa interesit te medies nese politika shqiptare eshte prane zgjedhjes se ngercit politik kreu i qeverise i eshte pergjigjur se te gjithe shqiptaret e dine se integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian eshte mbajtur peng dhe po vazhdon te mbahet nga lideri i Partise Socialiste.
Berisha Rama humbesi i madh
Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise shqiptare ka theksuar se lideri i opozites eshte nje rekordmen ne humbje. Sipas tij humbjet qe ka pesuar Rama ne 10 vite politike nuk kane arritur as politiken me te deshtuar ne shume here me teper vite se Rama. Sipas kryeministrit Berisha Rama eshte humbes i pesefishte. Me 8 maj zoti Rama perjetoi humbjen me te hidhur te te gjitha llojeve te humbura. Nuk e di do ta ngushelloje ai veten duke shpallur veten kurban por cfaredo qe ta shpalle ai veten ai do te mbetet humbesi i pesefishte humbes me 141 mije vota ne shkalle vendi te konvertuara me 19 deputete me pak se mazhoranca qeverisese - tha me tej kreu i qeverise.
Kryeministri Do te marrim ne konsiderate cdo propozim te opozites
Nder te tjera Kryeministri Berisha ka theksuar se midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike ne menyre te padiskutueshme ka pasur ka dhe do te kete kontakte kjo eshte gjeja me normale. Sipas tij keto kontaktet jane te domosdoshme per te diskutuar per ceshtje te cilat jane te nje rendesie te caktuar te dyanshme. Eumlshte e sigurt qe cdo propozim te opozites ne e shqyrtojme me seriozitetin e merituar. Ky eshte qendrimi yne konstant i perhershem doktrinar programor i PD-se. Ndaj dhe ketu nuk ka asgje per tu cuditur per sekretesen ketu nese diskutohet diskutohet per tema te cilat jane bere publike dhjetera here qindra here nga ju - deklaroi kreu i qeverise.
Kryeministri prezanton Ilir Kadine si keshilltar te Marredhenieve me PublikunGjate konferences se mbajtur per 1-vjetorin e liberalizimit te vizave per Shqiperine Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar edhe anetarin me te ri ne kabinetin e tij Ilir Kadine si Keshilltar te Marredhenieve me Publikun. Ilir Kadia eshte nje nga publicistet dhe gazetaret shqiptare me te shquar me nje eksperience shume te pasur ne radion me te madhe ne bote te lajmeve dhe komunikimit BBC. Une jam shume i kenaqur qe zoti Kadia i bashkengjitet ekipit tone dhe jam i bindur se do te kete nje kontribut real ne marredheniet publike te Kryeministrit te vendit me qytetaret. Dua ti uroj suksese ne detyren qe merr - tha Kryeministri Berisha.