Junling Reformat celesi i suksesit te qeverise shqiptare
Kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha priti diten e djeshme ne ambientet e Kryeministrise ambasadorin e kinez Junling i cili eshte ne perfundim te detyres se tij ne vendin tone.
Gjate bisedes Kryeministri vleresoi misionin e ambasadorit kinez ne Tirane si shume te suksesshem dhe duke theksuar se keto kater vite kane pasur intensitetin me te madh ne marredheniet mes dy vendeve. Gjithashtu ne kete takim Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin Junling per ndihmen e pervitshme qe qeveria kineze i ka akorduar Shqiperise gjate kesaj periudhe. Nga ana e tij ambasadori kinez e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore dhe ne vecanti per bashkepunimin dhe mbeshtetjen e tij dhe te qeverise shqiptare ndaj misionit te tij diplomatik ne Shqiperi ndersa shprehu bindjen se nen udheheqjen e Kryeministrit Berisha Shqiperia do te vijoje te forcoje rrugen e saj te progresit dhe te zhvillimit te metejshem. Ne takim u ritheksua niveli shume i mire i marredhenieve politike mes dy vendeve i cili eshte rikonfirmuar ne menyre te shkelqyer me shkembimin e vizitave te rendesishme te Kryeministrit Berisha ne Kine dhe te udheheqesve te larte kineze ne Shqiperi si dhe me nenshkrimin nga te dy kryeministrat te deklarates se perbashket per thellimin e Marredhenieve Tradicionale e Miqesore mes dy vendeve.