Berisha, Ramës: Imuniteti, vendimtar për statusin
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha i ka bere nje tjeter thirrje sot kreut te PS-se, Edi Rama per t’i lene pas retorikat per ceshtjen e imunitetit dhe per te votuar per heqjen e tij, duke e cilesuar si vendimtar per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE.
Ne fjalen e tij ne mbledhjen e sotme te qeverise, Berisha ka kujtuar rekomandimet e nderkombetareve per heqjen e imunitetit si nje nga kushtet e BE per integrimin.
” Mos heqja e imuniteti dëshmon se politikanët e këtij vendit nuk ka vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe po kërkohet ajo që është një normë në vendet e BE-së- tha Berisha.