E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ramës: Luftën politike bëje si të duash, por mos cëno biznesin

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka përgëzuar sot punën e mirë të bërë nga administrata doganore dhe tatimet. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha sulmoi kryesocialistin Rama për ekonominë e vendit duke theksuar se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme.

“Sa të kërkojë lart e poshtë se ku është makineria që pret para për qeverinë të mësojë, se injoranca nuk është kurrë argument. Gjatë korrikut në një kohë kur qeveritarët e ardhshëm i binin gjoksit për gropën e madhe, nxiheshin në diell vazhdojnë në resorte 3 mijë euro nata dhe kur bërtisnin për gropën, administrata tatimore e doganore ka funksionuar me integritet të lartë. Synimi antishtet i piktorit synonte të paralizonte administratën, por kjo nuk u arrit. Hapja e tenderit me kushërirën për fshesën në administratë, sinjal shumë negativ që i dërgohej administratës, po kjo është një pasuri shumë e madhe e vendit dhe ajo ia ka dalë që në tatime të realizojë 106.7% planin e vet, krahasuar me korrikun e vitit tjetër të mbledhë 7% më shumë, kurse doganat kanë mbledhur 16% më shumë se korriku i vjetshëm, ato janë 95% e planit në tërësi sepse kemi hequr TVSH për të gjitha llojet e makinerive dhe gjithçka që përdoret për prodhim” tha Berisha.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Rama që të mos e shtrijë luftën politike në fushën e biznesit.

“Rama sulmon nga mëngjesi deri në darkë koncesionet, dhe biznesmenët tremben. Tani ka marrë dhe ka nxjerrë shpatën dhe bregun mavi para 2 vitesh po e kthehen në bregun mavri. I bëjmë thirrje të jetë i kujdesshëm dhe luftën politike ndaj kundërshtarit ta bëjë si të dojë por të mos e shtrijë në luftën për biznesin sepse biznesi është punë dhe të ardhura pa të cilën makineria e shtetit paralizohet” tha Berisha.

Ai i ka cilësuar deklaratat për koncesionet si sharlatareske, të denja vetëm për bijtë e etërve të regjimit komunist. “Akuzat e bëra nuk kanë asnjë të vërtetë. Ne do tu kërkojmë të kontrollojnë çdo koncesion dhe do të gjejnë transparencën më maksimale” tha Berisha./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›