E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova i kushtoi 3.3 miliardë euro Gjermanisë

Misionet e jashtme ushtarake i kanë kushtuar Gjermanisë mbi 17 miliardë euro në 20 vjetët e fundit. Vetëm misioni në Afganistan, i filluar në vitin 2002, ka kushtuar deri më tash rreth 7.6 miliardë, thuhet në një përgjigje që Qeveria Federale i ka dhënë të enjten një pyetjeje të bërë nga fraksioni i majtë në parlamentin gjerman.

Pas misionit në Afganistan, në vendin e dytë për nga kostoja është misioni gjerman në kuadër të KFOR-it, në Kosovë, i cili nga viti 1999 e deri më tash ka kushtuar rreth 3.3 miliardë euro, shkruajnë gazetat gjermane, transmeton Albinfo.

Aktualisht në misione ushtarake jashtë vendit janë 6 200 ushtarakë gjermanë. Vetëm në Kosovë janë rreth 700 sish, ndërsa në Afganistan 4 300.

Shuma e përmendur përfshin koston e të mirave materiale dhe shtesat në paga për shërbimet jashtë vendit. Ndërkaq, aty nuk është përfshirë kostoja e personelit.

Por krahas shpenzimeve të karakterit ushtarak, në këtë shumë përfshihen edhe ato të ndihmave humanitare që shkojnë përmes Bundesverit (Ministrisë së Mbrojtjes). /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›