E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rames Me dorezo oferten mirepres mocionin

Berisha per mocionin e opozites Zoti u dhente kurajo Pres te njihem zyrtarisht me propozimet e PS-se

Mazhoranca qeverisese eshte ne pritje te dorezimit zyrtar te ofertes se bere nga opozita per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore pa pasur nevoje per fletet e votimit. Kryeministri Sali Berisha garantoi dje se do te shqyrtoje seriozisht kerkesat e pales tjeter duke i trajtuar me rigorozitet ne kuader te Kushtetutes. Kryeministri Sali Berisha siguroi me tej se do te marre ne konsiderate dhe do ta trajtoje me vemendje sapo te paraqitet ne tryezen e tij propozimin me te fundit te Partise Socialiste per hetimin e materialeve zgjedhore.

Duke e trajtuar ne kete kontekst kreu i mazhorances iu drejtua publikisht kundershtarit te tij politik Rama qe ta paraqese ne Kuvend dhe vetem pas kesaj do te kete nje pergjigje te mazhorances.
Sic dorezuan me 20 tetor nje dokument qe mbante daten e 14 shtatorit me duhet te pres para se ta komentoj duhet te shoh propozimin e tij dhe natyrisht ne mbetemi gjithnje te hapur per shqyrtim serioz te kerkesave te opozites te cilat do trajtohen me rigorozitet ne kuadrin e Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor dhe pavaresise se institucioneve - theksoi kreu i qeverise.
Teksa u pyet nga gazetaret pas mbledhjes se KKRRTSH-se per nismen e opozites per mocion mosbesimi ndaj tij dhe Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli Berisha e ftoi opoziten qe ta realizonte edhe pse kjo eshte kerkesa e 5 viteve te fundit. Ai beri te qarte se mirepret vendimet e opozites por ironizoi nismen ndersa u shpreh Zoti u dhente kurajo se kane 5 vjet mocion dhe nuk po e sosin dot ate. Le te bejne nje. Ne Asamblene Kombetare socialistet vendosen qe te ndermerrnin nismat parlamentare te mocioneve te votebesimit ndaj Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli pas raportit-progresit te Komisionit Evropian qe sipas PS-se eshte tejet negativ per vendin. Ne po te njejten asamble kreu i PS-se i beri thirrje Kryeministrit te pranoje oferten per kompromis ku sipas tij nuk ka ne asnje rresht te permendur kushtin per fletet e votimit. Nese opozita heq dore nga fletet e votimit ne pergjigjen e djeshme te Kryeministrit u la te kuptohej se duhet te jete e shkruar ne draft dhe jo e anashkaluar pasi kjo mund te behet serish pika bllokuese e kompromisit.

Vizat Berisha Rama perpjekje per konfuzion tek qytetaret

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga anetaret e grupit parlamentar te PD-se dhe stafi qeveritar qe te vazhdojne fushaten sensibilizuese me shqiptaret per respektimin e detyrimeve qe rrjedhin pas heqjes se vizave. Por z. Berisha akuzoi se opozita shqiptare me nje qendrim shpirtkazme beri cdo perpjekje per te penguar liberalizimin e vizave per shqiptaret. Sipas Berishes kryetari i PS-se Edi Rama duhet tu kerkoje falje shqiptareve per pengesat qe eshte perpjekur te krijoje lidhur me liberalizimin e vizave.
Rama ka bere propagande per nje akt madhor per jeten e shqiptareve ai ka angazhuar opoziten kunder interesit jetik te shqiptareve - u shpreh Berisha.
Ai shtoi se opozita po perpiqet te krijoje konfuzion tek qytetaret ne lidhje me rregullat e levizjes se lire ne Evrope. Prandaj cdo deputet duhet te takohet me cdo zgjedhes per ti sqaruar te gjitha kriteret per te levizur lirshem u shpreh Berisha. Berisha perseriti qendrimin sipas te cilit liberalizimi i vizave eshte merite e reformave te qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›