PS-se i iken elektorati pezullohen protestat

Protestat opozita ende pa nje axhende te percaktuar. Dy pale protestash cakordojne lidershipin e opozites
Pas finalizimit te momentit historik per shqiptaret liberalizimit te vizave opozita mbetet e pavendosur per rifillimin ose jo te protestave te paralajmeruara kohe me pare. Pa nje bosht politik te mirecaktuar opozita e majte e kryesuar nga Edi Rama ende nuk ka fiksuar ne axhenden e saj nje date te caktuar per nisjen e protestave nderkohe qe ato ishin paralajmeruar fillimisht per 14 nentor. Por nje ceshtje tjeter ne kete mes eshte edhe ajo e perballjes apo me mire dualizmit te protestave. Kjo pasi pak dite me pare u organizua nje proteste e bashkive dhe komunave te drejtuara nga socialistet ku mori pjese edhe kryetari i Bashkise se Tiranes dhe njekohesisht i Partise Socialiste Edi Rama. Ne kete proteste vendoret socialiste pretenduan dhe akuzuan pushtetin qendror per taksa te larta ndaj pushtetit lokal dhe kryesisht sipas tyre ne ato qytete ku drejtojne socialistet. Por pas kesaj proteste u premtua nga kreu socialist se do te kete nje vale protestash te papara ne mbrojtje te vendoreve por pa u percaktuar mire nese keto protesta do te zhvilloheshin njekohesisht me ato qe kane te bejne me transparencen e zgjedhjeve apo do te ishin vecan tyre. Nga ky dualizem deri tani nuk pasur asgje konkrete dhe duket se edhe deklaratat e njepasnjeshme qe vijne si nga selia roze ashtu edhe nga tryeza e Opozites se Bashkuar jane konfuze dhe nuk kane aspak nje plan konkret te zhvillimit te tyre. Ndoshta kete here socialistet dhe aleatet e tyre te majte jane ne dyshim edhe per pjesemarrjen ne keto protesta edhe per mbeshtetjen ndaj tyre sidomos pas ngjarjes me shume se pozitive liberalizimit te vizave. Ky dyshim vihet re edhe ne deklaraten e bere nga deputeti Erion Brace i cili eshte shprehur se duhet nje perafri me e madhe me qytetaret pasi ne ta ka humbur besimi edhe tek opozita. Besimi ne opozite ngjizet nga konsistenca e ndershmeria ne raport me interesat e qytetareve. Per njerezit e zakonshem prova per te dhene besim jane gjerat e thjeshta qe materializohen ne interesa te perditshme te jetes se tyre. Perfaqesimi e mbrojtja e ketyre interesave eshte detyra e opozites. Ne sot nuk kemi ende fuqine qe buron nga besimi i njerezve te zakonshem. Po humbim kohe - tha Brace. Edhe nga kjo deklarate duket se tashme socialistet jane me shume se ne dyshim per raportin e tyre me qytetarin dhe mbeshtetjen e ketij te fundit ndaj veprimeve politike te cilat priten te nisin nga te majtet. Po keshtu ideja e rinisjes se protestave dhe sidomos thirrjeve ekstreme qe behen per to nuk eshte mbeshtetur as nga nderkombetaret madje edhe nga disa anetare te brendshem te PS-se. Keta te fundit i kane kundershtuar dhe i kane cilesuar si te parealizueshme thirrjet e bera nga kryesocialisti Rama dhe ato te aleateve te majte qe kane te bejne me skemen sipas se ciles protestat do ta cojne vendin ne zgjedhje te parakohshme. Keshtu e ardhmja e veprimeve politike te Partise Socialiste dhe e aleateve te saj duket shume konfuze dha pa nje plan te qarte veprimi.