E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE thirrje opozites Larg protestave te dhunshme

Integrimi Fule Opozita mundesi per te mos e humbur. Na vjen keq qe ekzistojne ende zera rebelues

KE i konsideron teorite per nisjen e mundshme te protestave te dhunshme nga opozita te papranueshme. KE shpreh keqardhje qe brenda se majtes ka eksponente qe bejne thirrje per rebelim dhe protesta te dhunshme. Komisioneri Stefan Fule permes zedheneses Angela Filote kerkoi qe opozita shqiptare te punoje per zgjidhjen e ngercit politik ne vend dhe anetaresimin e plote ne Bashkimin Evropian.

Na vjen keq qe ekzistojne ende disa zera te tille qe bejne thirrje per te tjera gjera e jo qe njerezit te punojne bashke per te gjetur zgjidhjen. Ky eshte prioriteti kyc edhe per qytetaret qe Shqiperia te gjeje sa me pare zgjidhjen politike duke mundesuar qe te gjithe mekanizmat ne vend te punojne teresisht per anetaresimin e plote te Shqiperisene BE sepse ne besojme se Shqiperia mund te arrije ende vendet e tjera te rajonit qe jane me te avancuara per kete faze - tha znj. Filote.
Para disa ditesh ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste kryetari Edi Rama njoftoi se opozita nuk kerkon me hetimin dhe rinumerimin e fleteve te votimit por vetem hetim te materialeve zgjedhore. Komisionari evropian per Zgjerimin Stefan Fule pershendeti dje oferten e re te Partise Socialiste. Pershendetjen e zotit Fule e deklaroi per mediat nga Brukseli zedhenesja e tij Angela Filote e cila deklaroi se komisioneri Stefan Fule eshte ne dijeni te kesaj oferte te re dhe ai po ndjek me vemendje situaten politike ne Shqiperi.

Filote deklaroi Komisioneri Fule mirepret tryezat e reformes zgjedhore dhe iniciativen e Partise Socialiste. Ai shpreson qe oferta e re te mos humbase dhe mazhoranca dhe opozita te punojne bashkerisht per te gjetur nje zgjidhje per ti dhene fund ngercit politik qe mban peng Shqiperine qe prej zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 nje krize qe sikunder u be e ditur mbajti peng edhe mosdhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine me 9 nentor. Zedhenesja e komisionerit per Zgjerimin ne BE Stefan Fule ne emer te tij ritheksoi edhe kritikat e publikuara ne opinionin e Komisionit Evropian per statusin e kandidatit ku evidentohej se ishte kriza politika mes mazhorances dhe opozites mosfunksionimi i parlamentit e per rrjedhore mosstabiliteti i institucioneve arsyeja me e pare qe pengoi vendin te fokusohej ne reformat e nevojshme per perspektiven evropiane.

Pas ofertes se kaluar per zgjidhjen e ngercit politik e dorezuar ne doren e Kryeministrit nga vete kundershtari i tij politik Edi Rama ne tryezen e pare per reformen zgjedhore nje oferte e cila kerkonte afat te pakushtezuar hetimi dhe ngrirjen e fleteve te votimit ishte vete kryetari i PS-se Edi Rama qe deklaroi pas asamblese se oferta e re per zgjidhjen e krizes eshte ne tryezen e qeverise. Rama deklaroi te premten se ne oferten e re nuk ka asnje kerkese per hetimin e fleteve te votimit pasi sipas Rames opozita nuk kerkon me hetim te fleteve te votimit por vetem hetimin e materialeve zgjedhore. Kjo oferte e re e opozites u mireprit dje edhe nga Kryeministri Berisha i cili deklaroi se pret te njihet me kete oferte zyrtarisht duke garantuar se mazhoranca eshte e hapur per ta shqyrtuar oferten me seriozitet gjithnje ne respekt te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor. Opinioni i Komisionit Evropian analizoi javen e kaluar se vendi nuk ishte ende gati per te nisur procesin e anetaresimit ne BE. Kerkesa e Shqiperise per te fituar statusin kandidat rivleresohet nga Komisioni ne nentor 2011.

Vizat Holanda Dool Respektoni detyrimet

Ambasadori holandez Van Den Dool u percolli dje nje mesazh urimi nga qyteti i Durresit per liberalizimin e vizave shqiptareve ndersa deklaron se ky proces ka edhe detyrimet e veta. Eumlshte dicka e bukur qe shqiptaret ne mes te dhjetorit do te mund te jetojne ne zonen Shengen pa viza por duhet ta kuptojne drejt se nuk eshte per qendrime te gjata nuk eshte per te marre leje qendrimi apo pune - u shpreh Van Den Dool.
Duke folur per raportin e fundit te KE-se i cili i dha Shqiperise opinion negativ per statusin kandidat ne BE Van Den Dool u shpreh se ky eshte nje rast i humbur per Shqiperine. Ambasadori holandez beri thirrje qe palet politike te mos akuzojne njera-tjetren por te zgjidhin krizen politike pasi sic tha ai opinionii K-se ishte nje thirrje per tu zgjuar.
Opinioni qe dha Komisioni Evropian javen e shkuar eshte nje lajm i keq. Partite politike te krahut te djathte apo te majte apo kushdo tjeter duhet ta marre kete si nje lajmerim per tu zgjuar. Shqiperia humbi nje shans dhe nuk eshte koha te bejme fajtor njeri-tjetrin. Te gjitha forcat politike duhet te punojne se bashku te kene nje qendrim te perbashket ne menyre qe Shqiperia te arrije te marre statusin kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›