Berisha firmos planin Urbanistik te Tiranes Flasim me vepra
Kryeministri Sali Berisha ka firmosur Planin e Përgjithshëm të Rregullimit të Territorit të Tiranës, i cili ka nxitur akuza të ndërsjella mes tij dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama. Berisha e akuzoi liderin socialist për mosmiratimin e planit rregullues, në kohën kur ishte në krye të Bashkisë, me qëllim që të betonizonte Tiranën. Ndërkaq , kryesocialisti theksoi se qeveria socialiste do ta anulojë atë pas 23 qershorit. Në akuzat në distancë u përfshi edhe kryebashkiaku Basha, i cili tha se Rama kërkon ta kthejë Tiranën në zhvillimin korruptiv.
Berisha: Firmosa kushtetutën e Tiranës
Kryeministri Berisha publikoi në rrjetin social “Facebook” një fotografi në të cilën shfaqet duke firmosur Planin e Përgjithshëm të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Duke e cilësuar këtë plan si Kushtetutën e rregullimit të territorit të kryeqytetit, Berisha thekson se Partia Demokratike flet me vepra.
“Të dashur miq! Sot, pas të gjitha diskutimeve, por dhe ndryshimeve të rëndësishme ligjore, unë sot firmosa Planin e Përgjithshëm të Rregullimit të Territorit të kryeqytetit të vendit, apo Kushtetutën e rregullimit të territorit të Tiranës. Ky është Plani i Tiranës së këtij shekulli, që miratohet pasi janë përfunduar projektet dhe garantuar fondet për ndërtimin e bulevardit te ri, deri në Paskuqan, si vazhdim i bulevardit Zogu i Parë dhe krijimit të një zone rekreative në zonën e lumit të Tiranës. Kushtetuta e re e territorit të Tiranës funksionon mbi bazën e ligjeve që shkurtojnë kohën e lejeve të ndërtimit prej 399 ditësh, e treta më e gjatë dhe më e korruptuar në botë, standard i zotit Rama, në 45 ditë, standard i zotit Basha dhe Partisë Demokratike. Plani i Ri u premtua 11 vjet më parë, nga ish-kryetari Rama, por nuk e beri asnjëherë sepse i pëlqente betonizimi dhe 20%-shi i tij. Ne jemi ndryshimi. Ne jemi zhvillimi. Përpara!!!”- shkruan kryeministri në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Rama: Plani korruptiv do anulohet pas 23 qershorit
Ndërkohë, kryetari i PS-së, Edi Rama e cilësoi planin e firmosur nga kryeministri si një plan dritëshkurtër dhe korruptiv, që do të anulohet nga qeveria socialiste.
Pas njoftimit të kryeministrit në “Facebook”, Rama shkruan në “Tëitter”: “KM lajmëron me tam-tame firmosjen e planit më dritëshkurtër e korruptiv urbanistik që ai e quan Kushtetuta e Tiranës! Anulohet në 23 qershor”.
Basha: Kërcënimi i Ramës, kthim te zhvillimi korruptiv
Pas deklaratës së kryetarit të opozitës Edi Rama, se në rast të fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, qeveria socialiste do të anulojë planin urbanistik të Tiranës, ka reaguar edhe kryebashkiaku Lulzim Basha. Sipas kreut të Bashkisë, “kërcënimi i Ramës për anulimin e planit është kthim prapa te zhvillimi korruptiv.”
“Rama kishte 11 vite kohë për ta bërë Tiranën me Plan Urban. Nuk bëri Planin sepse nuk donte transparencën. Mungesa e Planit u kushtoi rëndë qytetarëve të Tiranës. Plani u miratua brenda 2 vitesh me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe Tirana do të votojnë për zhvillimin në 23 qershor”- deklaroi Basha.