Berisha-Rames: Pa rruge, nuk ka zhvillim Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha i dha dje pergjigje nga Fieri kreut socialist, Edi Rama, per akuzat e tij per situaten ekonomike, taksat dhe infrastrukturen, duke deklaruar se nga padija, Rama akoma nuk e ka kuptuar se rruga eshte me shume se cdo gje tjeter punesim. Ndersa ndau me te pranishmit ne mitingun festiv, edhe lajmin me te fundit sipas tij, se eksportet ne keto kater muaj jane rritur me 21 per qind, duke theksuar se alternativa tjeter, eshte e rrezikshme. “Duke ardhur tek ju mora informacionin e fundit, eksportet ne kater muajt e fundit jane rritur ne 21 per qind krahasuar me kater muaj me pare ne vlere dhe jane rritur me 30 per qind ne 500 mije tone ne peshe, pra rriten eksportet, rritet punesimi, rriten te ardhurat per shqiptaret. Ajo qe ne kemi objektivin me madhor, se pari te ecim drejt Bashkimit Europian, te marrim statusin, te hapim negociatat. Pala tjeter ne kohen kur Komisioni Europian rekomandoi statusin e mbajti peng derisa e humbem per nje vit, 236 dite per tre ligje, te cilat ne fund u detyrua ti votoje”, - u shpreh kreu i qeverise gjate prezantimit te kandidateve te Partise Demokratike ne Roskovec, per Qarkun e Fierit. Ai kerkoi voten per nje mandat te trete, me premtimin se do te hape 250 mije vende pune. “Ne do te krijojme 250 mije vende pune sepse, gjate kater viteve te shkuara me grantet tona prej 56 milion dollaresh me investimet shume here me te medha private ne bujqesi u krijuan 100 mije vende pune. Ne kater vitet qe vijne ne do te financojme bujqesine shqiptare jo me 56, por me 165 milion dollare dhe do te rrisim se paku me 30 per qind krijimin e vendeve te punes ne bujqesi”, - vijoi Berisha. Sipas tij, perballe kesaj alternative, alternativa tjeter flet vete. “Rama thote se i kerkon Berishes pune, ai te thote rruge! Tani le ti them ketu ne emer tuaj, se padija nuk eshte kurre argument. S’ke arritur akoma te kuptosh se rruga me shume se cdo gje tjeter eshte pune dhe punesim, sepse ne ne ndertimin e mbi 10 mije kilometra rruge kemi punesuar mbi 57 mije shqiptare, sepse cdo njeri e di se aty ku shkon rruga, aty shkon shpresa, aty shkon biznesi, aty ndertohet ferma. Se ndertuam rruge u dy dhe trefishuan bizneset, sepse ndertuam rruge u punesuan ne fermat shqiptare mbi 100 mije shqiptare. I kerkon Berishes thote ai sherbim shendetesor te thote rruge”,- nenvizoi Kryeministri. Ai komentoi edhe premtimet e Rames per heqjen e TVSH-se per disa produkte kryesore ushqimore, qumeshtin, grurin, mishin, vezen. Sipas tij, ky premtim nuk eshte gje tjeter vecse, falimentim i fermave. “Kjo do te thote qe mishin i Brazilit, i Argjentines i vendeve te tjera, i cili prodhohet me nje kosto shume me te lire te vije ketu dhe me cmimet pa TVSH te zhduke cdo interes tuajin per te rritur bageti per mish. Kjo do te thote qe qumeshti i lopeve qe subvencionohen me 3.5 euro ne dite, te vije ketu me vagone e kontejnere dhe te beje qe qumeshti juaj te mos shitet asnje liter per shkak te cmimit”, - akuzoi Berisha.
PREMTIMET
“Ne zotohemi se do t’ju mbrojme juve, do te mbrojme prodhimet tuaja. Do te subvencionojme tre here me shume dhe se do tu japim para ne dore, akcizen e naftes dhe se do tu japim para ne dore, TVSH-ne e te gjitha makinerive, inputeve, farave dhe fidaneve, qe ju do te mbillni per prodhimin bujqesor. Perpara dhe votoni numrin 44, votoni Partine Demokratike”.
PREMTIMET
“Ne zotohemi se do t’ju mbrojme juve, do te mbrojme prodhimet tuaja. Do te subvencionojme tre here me shume dhe se do tu japim para ne dore, akcizen e naftes dhe se do tu japim para ne dore, TVSH-ne e te gjitha makinerive, inputeve, farave dhe fidaneve, qe ju do te mbillni per prodhimin bujqesor. Perpara dhe votoni numrin 44, votoni Partine Demokratike”.