E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foto-apeli i ambasadës së SHBA-ve: Nëse nuk votojmënuk flasim

ambasada-apelTiranë- Në prag të zgjedhjeve të 23 qershorti Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin socail Facebook bën apel për të votuar.

If we do not vote, we do not speak (Nëse ne nuk votojmë, nuk flasim është foto-apeli i ambasadës i postuar mëngjesin e kësaj të mërkure online.

Komentet janë të shumta mes tyre edhe njerëz që tregojnë mosbesimin tek klasa politike shqiptare. Por ka edhe të tjerë që inkurajojnë njerëzit ti bashkohen thirrjes së ambasadës. 

Fotoja ka marrë menjëherë dhjetra share dhe qindra ‘like’ e komente.

Ambasadori Aleksandër Arvizu ka bërë disa apele për të votuar në zgjedhje si një shprehje demokracie dhe vullneti të sovranit, popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›