E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nen akuze argjendari i grabitur

Policia e Fierit njoftoi të hënën se ka vene ne ndjekje penale ne gjendje te lire, pronarin e argjendarise qe u grabit me arme disa dite me pare.

Arsyeja se perse ai ndiqet penalisht eshte publikimi i pamjeve video te momentit te grabitjes se argjendarise se tij. Pamjet u zbuluan dhe u publikuan ne fillim ne web site-n e gazetes "Shqip".

Pamjet te gjata 18 sekonda tregojne çastet kur dy persona me maska dhe me arme automatike kallashnikov hyjnë ne argjendari kercenojne klientet, te cilet i nxjerrin jashte e me pas grabisin sendet e çmuara.Sipas policise shtetasi Ilia Kabuci, 58 vjec nga Fieri dyshohet se ka kryer 'vepren penale te tregimit te sekretit shteteror', pasi ka rezultuar se filmimet e brendshme te videove te regjistrimit te vjedhjes me arme te argjendarise, prone e ketij shtetasi ia ka dhene nepermjet nje USB-je, pak kohe pas ndodhjes se ngjarjes me date 5 korrik personave te paautorizuar.

Gjithashtu u be sekuestrimi i serverit te regjistrimit te filmave te kamerave te ambientit te brendshem te argjendarise. Materialet do t'i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Fier per veprime te metejshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›