Berisha-Ramës: Vitet e mia si gjysh më të bekuara, ti s’ke pasur as rini as burrëri
KURBIN- Partia Demokratike prezanton para mbështetësve dhe simpatizantëve në Laç, kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Përpara këtyre banorëve ai premtoi se do bëjë gjithçka për punësimin dhe mirqënien e tyre.
“Me deputetët tuaj do bëj gjithçka për të shndërruar në realitet çdo projekt, për të zhvilluar Lacin, Kurbinin dhe mbarë Shqipërinë. Po shkojmë drejt ditës së zgjedhjeve, kemi bërë fushatën më të qytetëruar. Kemi hartuar programin më të shkëlqyer për punësimin e shqiptarëve. Në pak vite kemi bërë një rrugë që do mbetet përjetë në memorien tonë, sepse ne me besim të madh tek zoti dhe vetja, familja dhe shoqëria anëtarësuam Shqipërinë NATO. Ia dolëm të firmosim, të zbatojmë kontratën historike të shqiptarëve me BE, marrëveshjen e asocim-stabilizimit, ia dolëm të heqim vizat dhe të lëvizim të lirë, ia dolëm të meritojmë statusin tani ecim të sigurt drejt integrimit. Ndaj dhe jam sot këtu për tu zotuar se do ndërtoj në 4 vite rrugë, ujësjellës e kanalizime në 4 anët e rrethit tuaj”, tha ai.
Duke akuzuar alternativën e majtë, Berisha tha se Rama përpiqet me çdo kusht t’ju paraqesë shqiptarëve një Shqipëri që ekziston vetëm në mendjen e tij. Sipas Berishës, ai ngjan si një personazh i Servantesit që vazhdon betejën e tij me rrugët.
“Alternativa tjetër është ajo që përpiqet të mbjellë dëshpërim dhe zi në çdo skaj të këtij vendi. Për shoferin e autobusit mavi këto vite në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e mirë dhe kudo që shkon ka vetëm rrënim sepse ky nuk sheh asgjë nga autobusi mavi me xhama të zi. Me lumenjtë e djersës ju keni ngritur Shqipërinë tjetër nga kasolle në vila e pallate dinjitoze, paçka se udhëton nga Hani i Hotit në Konispol në rrugë të reja ai si një personazh i Servantesit vazhdon betejën kundër rrugëve. Iu thotë shqiptarëve se 20 vite ne nuk kemi bërë asgjë se ju jeni robër kjo është Shqipëria që ekziston në mendjen e tij”, tha Berisha.
Ndërsa etiketimin ‘gjysh’ të kryesocialistit Rama, kryeministri e konsideroi si moshën kur njeriu kalon vitet më të bekuara në jetën e tij. Berisha akuzoi Ramën se nuk mund ta kuptojë këtë pasi ka kaluar vitet e rinisë pa rini dhe ato të burrërisë pa burrëri.
“Prej 3 javësh merret me nipërit e mbesat e mia dhe Sali Berishën gjyshin e tyre. Çdo ditë njeriut ia jep zoti por më të bekuara mbi tokë janë ato vite kur jeton si gjysh i nipërve dhe mbesave të tu, këtë e ka të qartë çdo njeri, përveç atij që ka patur vitet e rinisë pa rini, vitet e burrërisë pa burrëri. Kjo nuk është çështja e jonë”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë ftoi më tej qytetarët të votojnë Partinë Demokratike. “Votoni 44 mandatin e artë, mandatin e 5 të Kurbinit”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)