The Guardian: Agjensia Amerikane e Sigurisë përgjoi edhe Shqipërinë
Tiranë- Gazeta britanike The Guardian ka publikuar hartën e shteteve të përgjuara mes të cilave Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet më pak të përgjuara të Agjensisë Amerikanë të Sigurisë (NSA).
Në këtë hartë, Shqipëria është e gjyrosur me gjyrë të gjelbër, që do të thotë se është një vend më pak i përgjuar.
Ndërsa Kosova është e ngjyrosur me portokalli, që do të thotë se është përgjuar dhe mbikëqyrur më shpesh nga NSA. Gjithashtu harta e Kosovës paraqitet e ndarë nga Serbia.
Më herët gjatë javës së kaluar, gazeta britanike, zbuloi një document, një vendim gjykate për Agjencinë Kombëtare për Siguri që SHBA ka mbledhur informacione nga të gjitha kanalet e komunikimit si facebook, tëitter, email etj.
Informacioni më pas i dërgohej agjensime të zbulimit për identifikimin e personave të rrezikshëm. Sipas The Guardian, gjatë muajit mars NSA ka përgjuar rreth 97 miliardë të dhëna dixhitale në të gjithë botën. Burimi i njoftimeve për gazetat lidhur me këtë lajm, ishte një një teknik kompjuterash i CIA-s i cili kishte punuar si kontraktor për Agjencinë Amerikane të Sigurisë Kombëtare.