E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e gjumit rrit dëshirën për seks tek burrat

SHBA- Për burrat mungesa e gjumit mund të jetë ‘fatale’ në raportet me gratë. Në këtë konkluzion ka dalë një studim amerikan, sipas të cilit do të mjaftonte një natë e vetme pa gjumë, për të ndryshuar perceptimin që një burrë ka për interesin seksual të partnerit të tij.

Mungesa e gjumit në fakt ka efekte të ngjashme psikike me ato të alkoolit.

Është arritur në konkluzionin që mungesa e gjumit rrit dëshirën për aktivitet seksual tek meshkujt dhe i bën ata të besojnë se partneret janë më të gatshme të ciftëzohen me ta. Me pak fjalë burrat janë të papërmbajtshëm në këto raste, gjë që mund të sjellë edhe raporte në çift.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›