Berisha-Ramës: Votojmë draftin e përbashkët në 6 gusht
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një ftesë të re kreut të PS-së, Edi Rama për të votuar më datën 6 gusht draftin e përbashkët për kufizimin e imunitetit.
I bëj një ftesë të re zotin Rama për të votuar më datën 6 gusht projektin e përbashkët për kufizimin e imunitetit. Duhet të informoj shqiptarët se data 6 gusht nuk është arbitrare, por është miratuar në Kuvend pa kundërshtim nga asnjë forcë politike dhe detyrohet nga rregullorja e Kuvendit, nga një nen i vendosur pikërisht nga deputetet e PS-së- tha Berisha.
Sipas tij, procesi kushtetues është serioz. Ndryshimi është i përcaktuar në rregullore, neni i PS përcakton që pas përfundimit të relacionit brenda 2-3 javëve duhet të votohet, nuk jemi ne, është neni i rregullores që e përcakton këtë- tha Berisha.
