E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Heqja e imunitetit na afron me BE-në

Një deklaratë e tillë, ajo e bëri gjatë një takimi me një delegacion të komisionit parlamentar për Integrimin të Kuvendit të Kosovës. "Heqja e imunitetit më datë 6 gusht do të ishte një shans i rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me familjen evropiane", theksoi Topalli.

Temat kryesore që u diskutuan në këtë takim ishin, procesi integrimit në BE, ngritja e kapaciteteve institucionale në funksion të plotësimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, rritja e profesionalizmit të burimeve njerëzore, shkëmbimi i eksperiencës midis dy parlamenteve në këtë fushë etj.

Anëtarët e Komisionit për Integrimit në Kuvendin e Kosovës shprehën interesin e tyre lidhur me hapat që ka ndjekur dhe po ndjek Shqipëria drejt marrjes së statusit kandidat, hartimin dhe zbatimin e planit të veprimit, punën de diskutimet që po bëhen për fianlizimin e reformave integruese.

Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, Kryetarja e Kuvendit të ditur se reforma të rëndësishme janë miratuar në drejtim të plotësimit të kritereve të Bashkimit Evropian. Ajo tha se aktualisht po diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, miratimi i të cilit më 6 gusht do të ishte një shans i rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë me familjen evropiane.

Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit për Integrimin në Kuvendin e Kosovës vlerësuan progresin e reformave në Shqipëri duke ndarë të njëjtin mendim me Kryetaren e Kuvendit se perspektiva e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian. /Start/

                                                                                             2012-07-24 16:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›