Berisha: Ramës do tia ngecim në fyt ngjalat e Nard Kokës
Kryeministri Berisha ka ironizuar nga Kashari koalicionin e krijuar mes PS-së dhe LSI-së. Duke folur para banorëve të kësaj zone, Berisha ka thënë se do tja ngelë në grykë Ramës ngjalat e Nard Kokës.
Ju përgëzoj se e keni shndrruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit dhe unë dua të dëgjoj fjalën tuaj që programi i katër viteve që vijnë tju ndihmojë. Ne do vazhdojmë me veprat, kurse shokut Edi Rama le tia ngecim në fyt ngjalat e Nard Kokës. Ai zotëria që thotë se ne bëmë rrugë sa vija ajrore për në Tokio, e ka matur tokën me metra katrorë, sepse nuk është ashtu. Sepse rrugët e ndërtuara tani janë mbi 13 mijë km dhe do vazhdojnë të bëhen, sepse prapë kemi tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë, sin ë çdo fushatë, Berisha është ndaluar edhe tek hipotekat e tokës, duke premtuar se kjo çështje do të marrë zgjidhje.
Ne po bëjmë së pari hartën dixhitale, që është panorama më e saktë e tokës, që të marrë fund çdo lloj ngatërrese me mbivendosjen e tokës. Së dyti, ne kemi autorizuar kryetarët e komunës për të dhënë çertifikatat e plota të tokës. Së treti, për tjua thjeshtuar juve problemin, jemi interesuar për hapjen e zyrave të hipotekës në çdo komunë deri në kompletimin e plotë të tokës. Unë kam mirëkuptim të plotë për shqetësimin juaj dhe garantoj se ky proces do marrë shumë shpejt zgjidhjen përfundimtare. Ka qënë një problem burokratik shumë i madh. Ka me qindra fermerë që i kanë copat e letrave pa firmë e vulë, por ata që i kanë lëshuar kanë lëshuar akte të papërgjegjshme, ndërsa tani çdo gjë do zgjidhet me çertifikime nga komuna, pa nevojën e qarkut, ministrisë apo tjetër. Dy vendimet e para janë kaluar dhe botuar, ndërsa fare afër do bëhet edhe zyra e hipotekës në komuna tha Berisha./b.l