E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Idrizi: Duhet ta nxjerrim Kalin e Trojës nga parlamenti shqiptar

idKryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi gjatë protestës së organizuar ditën e sotme përpara parlamentit është shprehur se tanimë parlamenti është rrethuar nga presioni i Shqipërisë.

Duhet ta nxjerrim Kalin e Trojës nga parlamenti shqiptar dhe ta mbushim me deputetë nga Çamëria, nga Kosova e nga gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët, u shpreh Idrizi teksa shtoi se , jemi kombi i Skëndërbeut, Nënë Terezës, Adem Jasharit, lirisë dhe demokracisë.

Është koha dhe kauza e cila mbështetet mbi liritë themelore të njeriut e cila kërkon të largojë heshtjen për çështjen çame dhe të kalojmë tek fqinjësia e mirë. Ne kemi ofruar të hiqet ligji i luftës. Ata kanë frikë të thonë një të vërtetë të madhe se ka një ligj luftë,  nënvizoi ai.

Deputeti Dashamir Tahiri deklaroi se kjo mazhorancë ja ka dhënë votën e saj kësaj rezolute për çështjen çame në vitin 2004 kur opozita e sotme atëherë në pushtet abstenoi.

Ndërkaq, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi deklaroi se Nuk ka Shqipëri pa Kosovë dhe Çamëri. Nuk do të ketë as Evropë pa Shqipëri të copëtuar. Do të na keni me vete siç keni qenë gjithmonë. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga të drejtat tuaja, të ktheheni në tokat tuaja. Të bëheni popull i Çamërisë dhe jo popull në ekzil-apeloi ai./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›