E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Raporti vlereson zgjedhjet si kompetitive

Kryeministri

Raporti i OSBE-ODIHR-it ka prodhuar qe ne oret e para te publikimit reagimet e para politike. Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka qene i pari qe ka komentuar dokumentin duke marre si baze vleresimet e pergjithshme te bera per procesin e 8 majit 2011 i cili ne teresi ka marre note pozitive. Shpreh vleresimin tim dhe te qeverise shqiptare per raportin final te OSBE-ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi. Raporti me nje kthjelltesi te kristalte vlereson zgjedhjet vendore te 8 majit si zgjedhje kompetitive transparente dhe si zgjedhje aspektet pozitive te te cilave kane hedhur bazat e progresit te ardhshem tha Berisha. I vetedijshem se kapitulli vleresues per votat e kontestuara ne Tirane do te provokojne debate kreu i qeverise ka paraprire duke nenvizuar trajtimin e tyre ne raport me nje sens korrigjues per te ardhmen. ODIHR ne nje nga rekomandimet e tij thote se numerimi vleresimi dhe trajtimi i votave te hedhura ne kutine tjeter duhet te parashikohen ne Kodin Zgjedhor. Kerkohet te qartesohen me ligj qendrimet ndaj tyre. OSBE-ODIHR ka dhene vleresim pozitiv per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi. Ky vleresim pozitiv eshte merite e sistemit tone ka shtuar Kryeministri i cili eshte shprehur i gatshem te pranoje sugjerimet e opozites per reformen zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›