E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te ekuilibrohet sa me pare perberja e KQZ-se

Rekomandimet

Rekomandimi i pare dhe qe vleresohet si prioritar per Shqiperine pas vleresimit te zgjedhjeve te 8 majit 2011 mbetet vendosja e interesit te saj mbi ate te partive politike. Raporti i OSBE-ODIHR-it ka renditur keshtu si urgjente nevojen e rishikimit te sjelljes politike te partive me zgjedhjet ne vend duke vene keshtu edhe gishtin e pergjegjesise. Po keshtu OSBE-ja sugjeron nevojen e ndermarrjes se nje reforme zgjedhore sa me shpejt te jete e mundur dhe ku ne te cilen pervec partive politike te perfshihet si aktor edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Per kete te fundit ODIHR-i kerkon ndryshimin e tij jo vetem ne perberjen aktuale por edhe ne formulen e kompozimit ne funksion te rritjes se besueshmerise. Formula e perberjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve mund te rishikohet ne menyre qe te rritet besueshmeria ne pavaresine e tij dhe ne zbatimin e paanshem te Kodit Zgjedhor sugjeron raporti. Por me interes eshte vendosja ne kapitullin e rekomandimeve edhe e sanksionimit ne ligj te integritetit te votave te hedhura ne kutine e gabuar cka nenkupton me kete rast se gjykimi mbi keto vota mbetet i pashteruar ne kuptim te ligjshmerise dhe te vlefshmerise se tyre. Kodi Zgjedhor duhet te amendohet duke adresuar vleren e votave te hedhura ne kutite e gabuara procedurave te perfshirjes se votave te tilla ne tabelen e rezultateve dhe procedurave pasuese ne rast mosperputhjesh kur numri i votave te gjetura ne kuti eshte me i madh se numri i firmave ne listen e zgjedhesve. Kodi Zgjedhor mundet te permiresohet nga nje rishikim i perkufizimit te votave te kontestuara dhe te procedurave per kontestimin e votave thuhet ne raport. Po keshtu OSBE-ja ka sugjeruar rishikimin e dispozitave ligjore ne funksion te qartesimit dhe ndarjes me te mire te detyrave te KQZ-e dhe KZAZ-se sidomos ne rastin e Tiranes qe me 8 maj prodhoi shume paqartesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›