E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezhguesit KQZ te Shpallte vendimin sipas tabelave te 11 KZAZ-ve

Vendimet per votat e gabuara pa baze ligjore

Misioni vezhgues i OSBE-ODIHR-it i ka dhene nje goditje te forte te gjithe veprimit zyrtar te mazhorances se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te drejtuar nga kryetari Arben Ristani. Ne raportin perfundimtar te zgjedhjeve te 8 majit qe eshte publikuar dje theksohet ne menyre te qarte se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te duhej te shpallte vendimin mbi bazen e 11 tabelave te KZAZ-ve te Tiranes e me pas te shqyrtonte te gjitha ankesat e mundshme ne lidhje me votat e hedhura gabim. Ne paragrafin perkates te raportit theksohet se Ne respekt te zgjedhjeve per kreun e Bashkise se Tiranes KQZ u perball ne nje situate te paqarte ligjore ne nje mjedis politik tejet te polarizuar. KQZ mund te zgjidhte rrugen e shpalljes se rezultateve qe erdhen nga KZAZ-te e Tiranes e me pas te konsideronte cdo ankimim potencial ne baze te votave te gabuara. Fakti eshte se anetaret e KQZ-se te zgjedhur nga mazhoranca zgjodhen te numerojne disapor jo te gjitha votat e hedhura gabim ne nje menyre jo konsensuale.

Pasi rezultati paraprak tashme dihej dhe pa marre nje veprim i cili mund te kundershtohej ne kolegj duke krijuar nje perceptim se veprohej ne konkordim me mazhorancen ne pushtet. Megjithese vendimet u perkrahen pjeserisht nga Kolegji vendimet e KQZ-se minuan funksionin e paanshem dhe te pavarur te ketij institucioni. Ne nje kapitull te vecante raporti i misionit vezhgues te OSBE-ODIHR-it i ka kushtuar numerimit te zgjedhjeve per kreun e Bashkise se Tiranes ku ben nje kronologji te gjate te zhvillimit te ngjarjeve dhe gjithcka trajtohet me detaje te forta qe nga data 14 maj kur u mbyll numerimi ne KZAZ-ne e fundit pra ate me numer 49 qe eshte edhe njesia bashkiake numer 5. Ne raport theksohet se pas mbylljes se numerimit per kreun e Bashkise se Tiranes rezultatet paraprake te furnizuara nga KQZ-ja per misionin vezhgues te OSBE-ODIHR-it i jepnin zotit RamaPS 10 vota me shume se zoti BashaPD124623 dhe 124613 vota. Zoti Rama deklaroi fitoren pak me pas ndersa zoti Basha theksoi se do te priste rezultatin zyrtar te KQZ-se. Me pas ne raportin final te misionit vezhgues te OSBE-ODIHR-it theksohet se Kodi Zgjedhor nuk shpjegon sesi te veprohet me votat e hedhura gabim. Nuk jepet asnje procedure sesi veprohet me votat e gjetura ne kutite e tjera. Per kete nuk ka pasur asnje vendim te KQZ-se as nje instruksion. KQZ aprovoi nje manual ne lidhje me numerimin ku nuk adresonte ceshtjen e votave te hedhura gabim. Grupet e numerimit ishin trajnuar qe ti konsideronin keto vota te pavlefshme. Sipas kreut te KQZ-se drafti i vendimit u propozua nga kerkesat identike te ardhura nga anetaret e PD-se dhe LSI-se ne 7 KZAZ-te e Tiranes ne lidhje me 60 kuti votimi.  Nje tjeter aspekt interesant ne raport theksohet se Me 18 maj KQZ nisi te hape kutite per votat e hedhura gabim dhe vendimi per kete u mor me 4-3. Nje vendim i KQZse nuk ishte perfundimtar dhe  nuk u be publike baza ligjore ku ai mbeshtetej. Me pas theksohet se me 23 maj KQZ miratoi vendimin 709 me 4 vota pro e 3 kunder i cili rregulloi procesin pasi kishte vendosur te hapte kutite e gabuara. Ne te njejten dite u shpall rezultati zyrtar qe i jepte nje avantazh prej 81 votash zotit Basha 124786 vota kundrejt zotit Rama 124705 vota. Rezultati i deklaruar nga KQZ permbante 870 vota me shume sesa numri i votuesve ne listen e zgjedhesve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›