Berisha Reforma ne shendetesi kerkon hapa serioze

Tirane 16 Tetor NOA - Nen drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e Task Forces per shendetesine ku u trajtuan disa ceshtje te reformes ne kete sektor.
Kryeministri kerkoi qe reforma ne shendetesi te mos mbetet ceshtje e vetem Task Force-s por kaloje permes nje debati te gjere me te gjithe punonjesit e shendetesise mjeke profesore asistente infermiere.
Ne -u shpreh kryeministrik - do te mund te kemi sukses te plote vetem kur personeli shendetesor i klinikave sherbimeve dhe departamenteve shendetesore ta mireprese e ta konsideroje si nje kuader te ri qe me te vertete po ndryshon dhe do te ndryshoje sistemin aktual.
Kryeministri theksoi me tej nevojen e finalizimit te ndryshimeve ne kuadrin ligjor ne menyre qe viti qe vjen te mund te filloje gjeresisht zbatimi.
Kryeministri u ndal ne aspekte te rendesishme te reformes ne shendetesi perfundimi i udherrefyesve klinike dhe protokolleve te trajtimit kostifikimi unifikimi i qendrimeve dhe te praktikave mjekesore dixhitalizimi i sistemit ligji per financimin e sistemit shendetesor raportet me sektorin privat dhe ceshtjen e privatizimeve gjetja e praktikave me te mira per te ofruar sherbim sa me cilesor e te shtrire dhe menaxhim me eficent reduktimin maksimal te vdekshmerine foshnjore ndryshimet qe duhet te pesoje sherbimi i farmacise spitalore per tiu pergjigjur kerkesave te kohes krijimi i universitetit mjekesor.
I rikthehemi edhe nje here reformes ne shendetesi e cila keto muaj duhet te finalizohet ne te gjithe kuadrin ligjor dhe ne te gjitha vendimet ne menyre qe vitin qe vjen te mund te filloje gjeresisht zbatimi i saj. Hapa serioze jane bere por hapat me serioze jane per tu ndermarre tha ai.
n.e/NOA