E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia nje nga vendet e pakta qe arriti tu rezistoje efekteve negative te krizes globale

16-10-2010 / Gazeta 55

Fokus/FMN dhe BB vleresojne pozitivisht politikat e qeverise Berisha

Shqiperia ishte nje nga vendet e pakta qe arriti ti rezistoje efekteve negative te krizes globale duke regjistruar rritje ekonomike pozitive ne nje ambient me inflacion te ulet.
Nje fakt te tille ata e kane vene ne dukje drejtues te larte te Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore gjate takimit vjetor te tyre ne te cilin ka qene i pranishem ministri i Financave Ridvan Bode edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani.
Nga burimet te delegacionit shqiptar mesohet se ne keto takime u vleresua roli i rendesishem qe ka luajtur Banka e Shqiperise ne ruajtjen e stabilitetit makroekonomik ne vend si edhe fakti qe bashkerendimi i dy politikave baze ne ekonomi asaj monetare me ate fiskale ka qene i suksesshem. Vecanerisht veprimet e fundit te ndermarra nga qeveria per shkurtimin e shpenzimeve dhe te deficitit buxhetor si dhe reagimi i Bankes se Shqiperise me uljen e perqindjes se interesit u vleresuan si hapa te rendesishem ne qendrueshmerine e ekuilibrave makroekonomike te vendit.
Mbledhja vjetore e Fondit Monetar Nderkombetar dhe te Grupit te Bankes Boterore te zhvilluara ne Uashington SHBA ne datat 8-10 tetor 2010.
Mbledhjet vjetore te FMN-BB zhvillohen ne formen e nje forumi te hapur gjate se ciles guvernatoret pjesemarres diskutojne mbi zhvillimet e fundit ne ekonomine boterore si dhe prezantojne situaten makroekonomike te vendeve perkatese. Kete vit ne qender te diskutimeve kane qene strategjite qe do te ndiqen ne situaten pas krize.
Ne takimet e ndryshme qe kane zhvilluar ministri i Financave Ridvan Bode dhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ju kane prezantuar bashkebiseduesve nje ekspoze te ekonomise shqiptare si dhe ka njohur te pranishmit me masat e marra nga qeveria shqiptare dhe Banka e Shqiperise per ruajtjen e stabilitetit makroekonomik ne vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›