E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani pjesemarres ne konferencen e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes

Ministri Nishani ndodhet ne Maqedoni ne konferencen e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes per arritjet ne luften kunder korrupsionit. Takime te vecanta do te mbahen me Ministrin e Drejtesise se Maqedonise z.Manevski dhe ate te Kroacise z.Bosnjakovic. Me ministrin e Kroacise ministri Nishani ka rene dakord per nenshkrimin e nje marreveshjeje ne fushen e ekstradimeve.

Ministri i Drejtesise Z. Bujar Nishani mori pjese diten e djeshme ne Konferencen me Temen Lufta kunder korrupsionit komente integruese mbi aktivitetet kombetare dhe nderkombetare zhvilluar ne Oher - Maqedoni. Ky takim mbahet ne kuader te kryesise Maqedonase te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Europes.

Gjate fjales se tij ne kete konference Ministri Nishani prezantoi eksperiencen e Shqiperise ne lidhje me masat e marra per parandalimin e fenomenit te korrupsionit si dhe funksionimin e institucioneve Shqiptare ne penalizmin e subjekteve te perfshira ne korrupsion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›