Berisha Reforma per te konsoliduar pavaresine e gjyqesorit
Kryeministri Sali Berisha në fjalën përshëndetëse të tij në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore" theksoi se ssitemi i drejtësisë në vendin tonë në një hark të shkurtër kohor është shndërruar në një sistem drejtësie të respektuar, ndërsa ka shprehur vendosmërinë e tij për të gjitha reformat në gjyqësor për ta konsoliduar më tej këtë sistem.
Në nisje të fjalës së tij kryeministri falënderoi të gjithë kryetarët e gjykatave që përzgjodhën Tiranën si kryeqytet të Drejtësisë për rajonin, ndërsa vlerësoi GFjykatën e Lartë shqiptare që i përmbahet ligjit dhe drejtësisë.
“Është një rast i shkëlqyer për mua të shpreh nderimin dhe vlerësimin më të madh për Gjykatën e Lartë të këtij vendi dhe trupin gjykues, i cili në një hark kohor të shkurtër është shndërruar në një nga gjykatat që i përmbahet ligjit dhe drejtësisë”-theksoi Berisha.
Më tej ai shtoi se për të gjitha vendet ish-komuniste gjykatësit shqiptarë e kanë pasur rrugën më të ëvshtirë për shkak të një kompleksi faktorësh me ndikim të fuqishëm, por tha ai: “ata me vullnet të hekurt e përgjegjësi të lartë kanë bërë që vendi të ketë sot një sistem drejtësie të respektuar, të depolitizuar dhe të përgjegjshëm”.
Duke iu referuar statistikave për popullatën në Burgje Berisha shtoi se në 2005 popullta në burgje ishte 1800 të burgosur, sot ajo numëron rreth 5 mijë, ndërsa përgëzoi gjykatësit që me veorimtarinë e tyre kanë bërë ligjin dhe drejtësinë. “Një shoqëri e lirë bazohet në lirinë dhe paqen, liria dhe paqja kanë një sistem drejtësie të konsoliduar”-u shpreh kryeministri.
Gjithashtu ai tha se sistemi i drejtësisë festoi 99 vjetorin e themelimit me përurimin e këkresave online të publikut, teksa shprehu vullnetin dhe angazhimin e tij për vijimin e reformave për të konsoliduar më tej pavraësinë e gjyqësorit.