E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga ferri në parajsë, Siti fiton titullin në 3 minuta

—-Nga Gentjan Alinani—-

Mançester Junajtid kishte filluar të festonte titullin kampion por Serxho Aguerro prish festën e kuqe dhe fillon atë blu. Në një ndeshje dramatike Mançester Siti fiton titullin pas 44 vjetësh.

Siti kaloi në avantazh në minutën e 39 por QPR i vendosi në vështirësi kampionët duke barazuar rezultatin me Sise dhe duke kaluar në avantazh me Makie.

Presioni dhe kohai shin kundërshtarët më të fortë të bluve në atë moment. Në ndeshjen tjetër Junajtid po fitonte 0-1 kundër Fulhamit dhe për 35 minuta ishin ata kampionë.

Siti sulmonte por përpara kishte një mur prej 10 lojtarësh. Minutat e rregullta përfundojnë në favor të QPR por në këmbët e djemve të Mançinit kishte ende forcë, në zemrën e tyre kishte ende besim.

Në minutën e 92 Edin Xheko barazon rezultatin por kjo nuk mjaftonte për të fituar titullin. Për golin që vlen më shumë se çdo gol tjetër në këtë sezon mendoi Aguerro i cili vjedh festën nga Londra dhe e transferon në Mançester.

Kështu Manchester City fiton titullin e tretë në histori pas 44 vitesh. Junajtid , Arsenal dhe Totenham do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›