E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reforma zgjedhore, arritje e madhe për vendin

Kryeministri Berisha ka vlerësuar edhe njëherë sot konsensusin e arritur mes palëve për reformën zgjedhore. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka pranuar se ai është pak i vonuar, por kodi i ri mbyll një kapitull të rëndësishëm dhe kjo është një arritje e madhe
 

“Sot është një ditë të veçante, pasi votohet me konsensus Reforma Zgjedhore, fryt i një pune shumë të mirë të ekspertëve. Ky ligj u jep përgjigje një seri problemesh të evidentuara në testimin e ligjit të mëparshëm, i cili ishte 100 për qind konsensual, por që në dy provat e mëdha, atë të zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale, u evidentuan problematika që duheshin adresuar për t`u përsosur. Nëse sot ka një vendim tjetër për këtë komision, ky nuk është problem i tyre por i marrëdhënieve mes forcave politike të vendit. Në tërësinë e tij ligji është pak i vonuar, po më mirë vonë se kurrë, ne e përshëndesim, ai ndodh 10 muaj para zgjedhjeve të ardhshme që i jep mundësi administratorëve ta përvetësojnë atë dhe të marrin masat që të krijojnë kuadrin më të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve. Ligji është dëshmi, histori në të cilën nuk ka të humbur, fitojnë të gjitha palët, duhet të frymëzojë forcat politike të vendit që nuk udhëhiqen nga parimi e tëra ose asgjë, ky parim është tërësisht i papërshtatshëm në një vend demokratik” shtoi Berisha.

Në fjalën e tij, Kryeministri ftoi sërish opozitën që me këtë frymë kompromisi të votojë edhe për heqjen e imunitetit. "Të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona dhe ta votojmë këtë ligj të rëndësishëm brenda muajit korrik. Parimi themelor për shoqërinë është parimi themelor për barazinë para ligjit. Nëse nuk e heqim imunitetin ne i themi qytetarëve se ne kemi frikë, se ne kemi dorë, kemi frikë nga veprat tona. I themi që kemi frikë të jemi të barabartë me ju", tha Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha i është drejtuar edhe aleatëve të tij në qeveri duke i garantuar besnikërinë e tij të palëkundur. 


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›