Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin elektoral

Kuvendi ka miratuar sot reformëm zgjedhore, drafti i së cilës është miratuar para më shumë se një jave me konsensusin e dy forcave të mëdha politike PD-së dhe PS-së.
Kodi i ri elektoral ka marrë 127 vota pro, 2 kundra dhe 3 abstenime ku kundër kanë votuar kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli ka vleresuar punën e rëndësishme që është bërë me këtë reformë, duke plotësuar kështu një nga 12 pikat e KE për integrimin e vendit. Puna e bërë për Reformën Zgjedhore ka qenë e gjithanshme dhe shumë e mirë", tha kryeparlamentarja Topalli.
Në 11 korrik, PD-PS pas shumë debatesh ranë dakord edhe për tre çështjet e cilësuar të "nxehta", riformatimi i KQZ-së, procesi ankimor dhe teknologjia e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme.