E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Votimi me konsensus i kodit, garanci për zgjedhje të lira

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë Bujar Nishani, ka përshëndetur votimin nga Kuvendi i Shqipërisë dhe miratimin konsensual të Kodit të ri të Zgjedhjeve.
 

Në një deklaratë për shtyp, Nishani ka theksuar se votimi i kodit është akti i përgjegjshmërisë dhe pjekurisë së klasës politike, si dhe produkt i frymës së bashkëpunimit konsensual parlamentar.
 

Sipas tij, votimi konsensual i kodit është një garanci e shtuar në shërbim të një prej proceseve themelore të demokracisë funksionale, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
 

Gjithashtu Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani, shpreh besimin e tij të plotë për vijimin dhe konsolidimin e kësaj fryme mirëbesimi dhe bashkëpunimi midis maxhorancës dhe opozitës dhe në çështje të tjera të rëndësishme të reformave të kërkuara.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›