Berisha Reformat dhe rritja ekonomike pasaporta e biznesit shqiptar ne bote

Mendoj se reformat i kane dhene ketij vendi pasaporten e shkelqyer te biznesit aq jetike per te sa edhe pasaporta biometrike per qytetaret
Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri Sali Berisha beri nje permbledhje te vizites se tij zyrtare ne Izrael. Ne fjalen e tij kreu i qeverise shqiptare theksoi se liria ekonomike e Shqiperise tashme ka fame ane e mbane botes. Ai tha se gjate vizites qe pati si me zyrtaret e larte te shtetit izraelit ashtu edhe me perfaqesues te biznesit kishte ngelur i mahnitur nga informacioni i gjera qe ata kishin mbi zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Kompanite izraelite qe punojne ne Shqiperi ishin avokatet me te mire te potencialeve te Shqiperise ne Izrael. Interesi per te investuar ne Shqiperi ishte shume i madh. Une ju njoftoj qe jehona pozitive e reformave te Shqiperise ishte shume e madhe dhe ishte pikerisht kjo jehone qe qendronte mbrapa interesit te investitoreve izraelite per te investuar ne vendin tone - u shpreh kreu i qeverise. Gjithashtu ai theksoi se reformat e marra nga qeveria gjate ketyre viteve i kane dhene Shqiperise pasaporten e biznesit ne te gjithe boten. Kryeministri Berisha deklaroi se interesi i sipermarresve izraelite per te investuar ne vendin tone ishte shume i madh nderkohe shtoi se edhe gjate takimit qe kishte patur me kreret izraelite kishte marre mbeshtetjen e fuqishme nga ana e tyre per te sjelle sa me shume investime ne vendin tone. Mendoj se reformat i kane dhene ketij vendi pasaporten e shkelqyer te biznesit aq jetike per te sa edhe pasaporta biometrike per qytetaret - tha nder te tjera Kryeministri Berisha.
Kryeministri Investimet ne energjetike do te vijne nga sipermarres mbarekombetare
Gjithashtu ai u ndal edhe tek takimi qe pati me sipermarresit izraelite dhe ata shqiptare ne forumin e Dhomes se Biznesit i cili u zhvillua ne kryeqytetin izraelit Tel Aviv. Kryeministri Berisha theksoi se kryefjala e ketij takimi ishte thithja e sa me shume investitoreve ne fushen e energjetikes. Ai tha se gjate takimit qe pati me keta sipermarres beri nje ekspoze te te gjitha potencialeve te Shqiperise te misionit te zhvillimit vendosmerise se qeverise per zhvillimin jeshil te Shqiperise per shnderrimin e saj ne nje superfuqi te vogel per prodhimin e energjise se rinovueshme ne rajon per projektet per Shqiperine ne moshen dixhitale per projektet e medha kombetare te pyllezimit me drure frutore per potencialet e nentokes dhe bumin mahnites turistik. Sipas Kryeministrit vizitat e tij ne Nju Jork Oslo Tel Aviv kane qene per nxitjen e marredhenieve miqesore per caktimin e horizonteve te reja ku theksoi se rruga me e sigurt per zhvillimin e marredhenieve miqesore sot eshte rruga e nxitjes dhe e bashkepunimin ekonomik. Gjate takimit qe pata me sipermarresit izraelite por edhe me ata shqiptare i informova se vetem gjate tri viteve te fundit ne Shqiperi jane trefishuar investimet e huaja jane rritur eksportet si dhe ne vitin e kaluar patem edhe rritjen me te madhe ate te lirise ekonomike e cila u rrit me 16 per qind. Por i njoha gjithashtu keta investitore se Shqiperia eshte shteti me barren fiskale me te ulet ne Evrope. Ndersa theksoi se gjate takimit qe pati me kryebashkiakun e Tel Aviv-it mori mbeshtetjen e ketij te fundit se do te ndihmonte me projekte dhe ndihma te tjera Bashkine e Tiranes.
Berisha Vizita ne vendet e shenjta te Izraelit emocione te papershkrueshme
Nder te tjera Kryeministri Berisha theksoi se gjate takimit qe pati me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahu mori pergjigjen pozitive te ketij te fundit se do te vizitoje Shqiperine. Gjithashtu ai foli edhe per komunitetin shqiptaro-hebre duke e cilesuar ate si te shkelqyer nje ambasador i vertete per Shqiperine jo vetem ne Izrael por kudo ku jane. Rrefeu gjithashtu edhe emocionet e ndiera gjate vizites se trete ne Jerusalem. Po shkove ne Jerusalem nuk mundet te mos ndash nje kohe per te bere nje vizite shpirterore eshte djepi ku kane lindur besimet e medha. I jam shume mirenjohes popullit dhe zyrtareve izraelite se me hapen te gjitha vendet e mistereve te shenjta pata rastin te prek edhe gurin me te shenjte te botes se krishtere rrasen ku u shtri trupi i Jezusit pas kryqezimit. Vizitova Murin e Loteve ku bera tri kerkesat e mia. Ne qytet vizitova edhe gurin me themeltar ku perballe ishte xhamia e Pejgamberit. Ky ishte Jerusalemi shpirteror dhe nuk mund te rrija pa u shprehur mirenjohjen qe me dhane te drejten ta vizitoj per te treten here djepin e besimeve te medha - tha Kryeministri.