Haxhinasto vizite zyrtare ne Korene e Jugut
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto zhvilloi dje nje takim ne Republiken e Korese se Jugut dhe pati nje takim me homologun e tij Kim Sung-Hwan. Ne takim ata diskutuan mbi forcimin e marredhenieve dypaleshe bashkepunimin ne organizatat nderkombetare si dhe mbi zhvillimet ne rajonet respektive. Haxhinasto vleresoi marredheniet shume te mira midis dy vendeve dhe siguroi palen koreane per vendosmerine e qeverise shqiptare per ti forcuar dhe zhvilluar ato edhe me tej ne te ardhmen ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Ai theksoi se modeli korean i ekonomise perben nje model qe duhet te ndiqet edhe nga vendet e tjera ne zhvillim. Ministri shqiptare vecoi si fusha prioritare energjine turizmin burimet minerare dhe energjine e rinovueshme. Duke iu referuar ketij bashkepunimi ministri Kim Sung-Hwan shprehu interes mbi portet detare ne Shqiperi dhe ne pergjithesi per infrastrukturen e transportit ne Shqiperi dhe rajon. Duke pasur parasysh se cdo vit jane rreth 15 milione turiste koreane nje pjese e te cileve kane Europen si destinacion turistik futja e Shqiperise ne itineraret e tyre turistike duhet te ishte pjese e axhendes te perbashket mes dy vendeve.