E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto fton koreanet te vizitojne Shqiperine

Ne vijim te vizites se tij ne kontinentin aziatik zv. kryeministri dhe ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto vizitoi diten e djeshme Republiken e Korese ku u takua me homologun e tij korean Kim Shung-huan. Gjate takimit u diskutua mbi forcimin e marredhenieve dypaleshe bashkepunimin ne organizatat nderkombetare si dhe mbi zhvillimet ne rajonet respektive. Ne fjalen e tij kryediplomati shqiptar vecoi si fusha prioritare per bashkepunim energjine turizmin burimet minerare energjine e rinovueshme. E rendesishme eshte qe te krijojme te gjitha strukturat dhe mundesite qe komunitetet e biznesit te dy vendeve te jene sa me afer njeri-tjetrit per te identifikuar fushat dhe projektet me interes te ndersjelle - tha Haxhinasto. Gjithashtu ai perseriti ftesen per biznesin korean qe te vije dhe te investoje ne Shqiperi sepse keshtu investojne ne nje rajon qe ne te ardhmen do te jete pjese e tregut te Bashkimit Evropian..

Nga ana e tij ministri i Jashtem korean tha se marredheniet midis dy vendeve kane njohur zhvillime te rendesishme por duhet te forcohen edhe me tej ne te ardhmen. Bashkepunimi ne fushat e identifikuara eshte nje hap i rendesishem per forcimin e bashkepunimit ekonomik e tregtar. Duke shprehur mirenjohjen per njohjen e pavaresise se Kosoves nga ana Republikes se Korese Ministri Haxhinasto kerkoi qe te dy vendet te bashkepunojne qe te ndihmojne dhe asistojne kete shtet te ri ne Ballkan per perparim dhe zhvillim ekonomik si dhe te behet pjese e organizatave rajonale dhe familjes nderkombetare. Ministri Haxhinasto ftoi per vizite ne Tirane Sung-huan ftese qe u pranua me kenaqesi per tu realizuar ne nje te ardhme te afert.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›