E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Reformat, nxitje për investimet izraelite

TIRANË-Mes Shqipërisë dhe Izraelit do të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe të gjithanshëm. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë është ndaluar gjatë në vizitën e tij tre ditore në Izrael duke dhënë detaje për takimet e mbajtura me personalitetet e atjeshme.

Kryeministri Netanjahu më garantoi mua se qeveria e tij do të inkurajojë, mbështesë një bashkëpunim të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Izraelit në fushën ekonomike, turizëm, në bujqësi, teknologji të lartë, infrastrukturë, energji, ujëra- tha Berisha,

Sipas tij, investitorët izraelitë janë të interesuar për koncesionet e HEC-ve, për bashkëpunim në turizëm, gaz e miniera dhe në menaxhimin e ujërave.

Berisha ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve. Unë theksova në fjalën time, se dy kombet janë ndër më të vjetrit e planetit, kanë historinë me dhimbje e vuajtje të mëdha. Janë të bekuara prej Zotit sepse kanë mbijetuar, ne nuk përjetuam holokaust, por kanë pasur programe të shfarosjes ndaj tyre- tha Berisha.

Berisha ka shtuar se interesi për të investuar tek ne ishte shumë i madh, e bashke me te edhe jehona pozitive e reformave te Shqiperise ishte e madhe.

“Ishte kjo jehonë që qëndronte pas interesit të madh të investitorëve për të investuar në vendin tonë. Reforma i ka dhënë këtij vendi pasaportën e shkëlqyer të biznesit, për të cilën kishte nevojë jetike”- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›