E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, Gjykata e Tiranës lë të lirë Ledio Ruçin

Vendi i ngjarjes, te kryqezimi i Rruges se Elbasanit, ku ndodhi aksidenti

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë detyrim paraqitje për Ledio Ruçin, ndaluar për aksidentin në rrugën e Elbasanit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve mbeti e vdekur Brunilda Pinderi.

Ka qenë fillimisht Prokuroria që ka kërkuar këtë masë sigurie ndaj Rucit, duke vleresuar te ligjshem arsyetimin e policise, e më pas gjykata ka pranuar kërkesën e akuzës.

Ndërkohë që drejtuesi i automjetit tjetër, me të cilin udhëtonte viktima, ka mbetur në burg. Ndaj tij, pas kërkesës së prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg. Sipas argumentimit të organit të akuzës, ka qenë pikerisht ai që nuk respektoi semaforin, aty ku ndodhi edhe aksidenti, qe i mori jetën vajzës së re.

Vete i akuzuari ka deklaruar se ka qene me semafor jeshil ne kohen e aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›