Berisha Regjistri i pasurive eshte regjistri themelor ne pronen private
Çështja e regjistrimit të tokës ka mbledhur në në një takim drejtuesit më të lartë të shteti shqiptar, kryeministri Sali Berisha, përfaqësuesin e delegacionit të BE-së, Etore Sequi, përfaqësuesin e OSBE-së, Eugen Ëolfarth. Me jë financim prej 1.5 milionë euro nga Bashkimi Europian, po zbatohet në vend projekti për regjistrimin e tokës.
Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt dhe ka falenderuar financuesit e tij.
“Dua të falenderoj Komisionin Europian, taksapaguesit e vendeve evropiane si dhe qeverinë e Zvicrës, qeverinë çeke për donacionet e tyre pë një nga regjistrat më themelor të vendit, regjistrin e tokës të zonës së Jugut të vendit. Falënderoj po ashtu praninë e OSBE në zbatimin e këtij regjistri”, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha.
Ai ka theksuar se regjistri i pasurive është regjistri themelor në pronën private.
Kryeministri tha se po bëjmë përpjekje për realizimin e këtij regjistri themelor. Kreu i qeverisë e ka cilësuar projektin të një rëndësie nevralgjike.
“Kam besim se kjo do të jetë një histori suksesi”, tha Berisha.