Teliti padit per shpifje Gramoz Rucin
Pas akuzave për importimin në listat e zgjedhësve në Tiranë të 40 mijë zgjedhësve nga qytete të tjera të vendit, një tjetër padi për shpifje publike mbërriti mëngjesin e sotëm në dyert e Prokurorisë.
Këtë herë i padituri për shpifje është kreu i grupit kuvendor të socialistëve, Gramoz Ruçi, i cili akuzoi Drejtorinë e Gjendjes Civile pranë Ministrisë së Brendshme se ka manipuluar listat e zgjedhësve duke shtuar emra të rinj edhe pas përpilimit të listave përfundimtare.
Drejtori i Gjendjes Civile, Armand Teliti gjatë dorëzimit të padisë kundër Ruçit në Prokurori deklaroi se akuzat e kryedeputetit socialist janë të pabaza dhe mashtrime prej tellalli, që nuk mund të mbulojnë dot humbjen e Edi Ramës në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës.