E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata 8 vjet burg per shoferin grek qe shkaktoi tragjedine ne Fratar

Tetë vite burg për shoferin grek të autobusit Tiranë-Athinë, i cili shkaktoi tragjedinë në Fratar të Mallakastrës pak muaj më parë.

Ky ka qenë vendimi që ka dhënë sot gjykata e Shkallës së Parë në Fier për Thomas Tsogas.

Fillimisht gjykata dha vendimin 12 vite burg për Tsogas, i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 8 vite heqje lirie.

Ndërkaq, prokuroria gjatë seancës së fundit ka kërkuar 18 vite burg për të pandehurin.

Edhe në seancën e sotme, Thomas Tsogas, nuk ka qenë i pranishëm.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›