Berisha Revolucion fiskal hiqen dhe ulen disa taksa
Një vendim tjetër i rëndësishëm i miratuar sot nga qeveria ka qenë ai mbi ndryshimin e disa taksave. Ndryshime të cilat kryeministri i konsideroi si revolucion fiskal.
Kryeministri bëri të ditur se qeveria miraton sot heqjen e taksës 10 % për importet e fasonëve, që është një ndihmë që i jepet industrisë së veshjeve.
“Buxhetit do i mungojnë nga kjo 1 miliard lekë dhe më shumë. Është një eksport nga më të rëndësishmet në vend. Vetëm 5 muajt e fundit janë regjistruar 20 ndërmarrje të reja me fason. Ky projektligj është diskutuar gjerësisht me Këshillin e Biznesit, e ka mirëpritur dhe vlerësuar shumë dhe ne marrim këtë vendim në një kohë kur të tjerët rrisin taksat. Ne besojmë se ky 10%, apo ky 1 miliardë lekë që do ët hynte në arkën e shtetit do të krijohen shumë më tepër vende pune, do të investohet më shumë”, nënvizoi ai.
Po ashtu kryeministri përgëzoi vendimin për pagën minimale prej 20.000 lekë dhe informoi se së shpejti në vendin tonë do të aplikohet paga minimale për orë pune.
Ndërsa heqjen e taksës së importit dhe shitjes së makinave, kryeministri Berisha e ka konsideruar pjesë të revolucionit fiskal.