Eurodeputetet Vendimi i Kolegjit duhet respektuar ti jepet fund konfliktit per zgjedhjet
Eurodeputetët në një zë, shprehin një ndjenjë çlirimi që këto zgjedhje mbaruan. Sipas tyre, vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet respektuar nga të gjithë dhe shpresojnë që t’i jepet fund konfliktit për zgjedhjet.
Nikolaos Chountis, eurodeputet
"OK, në rregull. Tani kemi një vendim të instancave gjyqësore. Uroj dhe shpresoj, që ky konflikt për rezultatin e zgjedhjeve të mbarojë në një moment. Duhet të mbarojë, sepse nuk mund të vazhdojë kështu pa fund. Shpresoj që konflikti të mbarojë për t'ia lenë vendin një faqeje të re, apo një kapitulli të ri. E uroj këtë sinqerisht për Shqipërinë.
Eduard Kukan, eurodeputet
"Nga njëra anë është lajm i mirë që procesi zgjedhor mbaroi, por nga ana tjetër ne duam të shohim që fundi i këtij procesi të sjellë qetësi në situatën politike në Shqipëri dhe këtë nuk po e shohim ende. Ajo për të cilën Shqipëria ka nevojë pas këtyre zgjedhjeve, është që të gjithë të njohin rezultatin dhe të rifillojë jeta normale politike në vend.
Jelko Kacin, eurodeputet
"Imazhi i një vendi nuk lidhet vetëm me perceptimin nga jashtë, por ka të bëjë shumë më tepër me bashkëjetesën brenda vendit. Pa këtë besim te njëri tjetri nuk mund të ketë progres.
***
Së dyti, shteti ligjor primon në çdo shtet dhe rrjedhimisht vendimet e instancave gjyqësore janë detyrimisht të pranueshme dhe zbatueshme. Opinionet e organizmave europianë do të ndihmojnë për zgjedhjet e ardhshme.
Për momentin, politikanët shqiptarë janë ende të zënë me vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe mbarimin e zgjedhjeve lokale. A mendoni, se iniciativa e juristëve socialistë për të marrë opinionin e Komisionit të Venecias është e mirë?
Eduard Kukan, eurodeputet
"Komisioni i Venecias ka si rol për ‘tu shprehur mbi interpretimin e legjislacionit ose për të dhënë një opinion lidhur me të. Mendoj, se kur ky Komision të shprehet mbi zgjedhjet lokale në Shqipëri, duhet të jetë elementi i fundit për të normalizuar procesin zgjedhor në Shqipëri.
Por ne e dimë se ky Komision jep një opinion dhe rrjedhimisht, ky opinion nuk mund të ndryshojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor?
Eduard Kukan, eurodeputet
“Jo nuk mund ta ndryshojë, pasi vendimi i Kolegjit Zgjedhor është vendim përfundimtar, por ky opinion mund të përdoret për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme, pasi ato do të mbahen për dy vjet.
Opinioni i Komisionit të Venecias mund të shërbejë në këtë rast për përgatitjen e zgjedhjeve në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, pasi para zgjedhjeve lokale, ne ju kemi rikujtuar, se kishte 32 rekomandimet të ODHIR-it dhe se ato duhet të ishin përfshirë, për të mos përsëritur sërish historinë e zgjedhjeve të kontestueshme në Shqipëri. Asgjë nuk u bë në këtë drejtim.
Pra, këto rekomandime duhen zbatuar së bashku me opinionin e Komisionit të Venecias për të ndryshuar legjislacionin në mënyrë që të ndryshojmë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri".
Meqë rezultati në Tiranë ishte shumë i ngushtë, u desh vendimi i instancës më të lartë për çështjet zgjedhore për tu shprehur mbi këto zgjedhje. Bashkimi Europian ka rikujtuar disa herë, se çështja duhet të zgjidhet sipas Kushtetutës dhe shtetit ligjor. A mendoni se ky vendim i instancës gjyqësore në Shqipëri ishte një hap pozitiv?
Jelko Kacin, eurodeputet
"Shteti ligjor është parim themelor. Bëhet fjalë për besim, për imazh, për të njohur se si do ti zgjidhësh problemet kur ka konflikt. Po nuk mund të improvizohet për këto çështje.
Nuk mund të vendoset që të numërohen disa vota në disa kuti votimi dhe jo në të tjerat.
Pra, bëhet fjalë për parime themelore, a jemi të barabartë, kemi të njëjtat të drejta dhe të njëjtat detyrime, apo ka disa njerëz që kanë më shumë të drejta, më shumë vota, më shumë mbështetje, më shumë mbështetje për ambicie jashtë kuadrit ligjor. Pra, kjo është çështja”.
****
Së treti, fokusi kryesor është perspektiva europiane e Shqipërisë
Eduard Kukan, eurodeputet:
“Kur themi rifillimi i jetës normale politike, kjo do të thotë dialog politik midis aktorëve politikë, që të zgjidhen çështjet që janë të rëndësishme për vendin.
Janë 12 rekomandime të Komisonit Europian dhe nuk e di nëse dikush po diskuton dhe shqetësohet për këto. Ky është rifillimi i jetës normale politike.
Kjo nuk po ndodh dhe kjo po plagos vendin dhe popullin shqiptar dhe është për të ardhur keq”.
Nikolaos Chountis, eurodeputet
“Është momenti për të gjithë politikanët në Shqipëri që të zgjidhin probleme më serioze për qytetarët shqiptarë, siç janë problemet ekonomike dhe të drejtat sociale për të mirën e popullit shqiptar”.
*****
Të gjithë presin, që Shqipëria të rifillojë jetën normale politike.