Berisha: Rinia i ktheu dinjitetin kombit shqiptar
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, mesazh i kryeministrit Sali Berisha në Facebook
Kryeministri Sali Berisha uroi të rinjtë shqiptarë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Në një koment në faqen e tij në Facebook, duke shprehur vlerësim për brezin e ri, Berisha shkruan se, të rinjtë me guximin, intelektin, idetë, talentin, ëndrrat dhe pasionin e tyre, kanë ndërtuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor, si dhe Shqipërinë dhe botën”. “Homazhe për rininë dhe veprën e saj! Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Kjo ditë është një homazh për të rejat dhe të rinjtë. Ata, me guximin, intelektin, idetë, talentin, ëndrrat dhe pasionin e tyre kane ndërtuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor si dhe Shqipërinë dhe boten. Pavarësisht nga vështirësitë, ne shqiptarët jemi komb i lumtur sepse ne jemi kombi më i ri në Europë”- shkruan kryeministri Berisha në Facebook. Ai thekson se kontributi i të rinjve i ktheu dinjitetin kombit shqiptar. “Rinia bëri të lirë kombin, i ktheu shqiptarëve të shtypur dhe të pushtuar dinjitetin e munguar. Ajo ishte dhe kurdoherë është në krye të përpjekjeve tona për ndërtimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Zoti i bekoftë të rejat dhe të rinjtë shqiptar!”- vijon mesazhi i kryeministrit Sali Berisha.