E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, drejtësia zgjat paraburgimin e Morsit me 15 ditë

KAJRO- Drejtësia egjiptiane njoftoi sot se kishte zgjatur me 15 ditë paraburgimin e presidentit Mohamed Morsi, të rrëzuar dhe të arrestuar nga ushtria më 3 korrik, me dyshimin për bashkëpunim në operacione të përgjakshme, në fillim të vitit 2011.

Morsi, i burgosur në fshehtësi nga ushtria, u vendos në paraburgim më 26 korrik dhe akuzohet për përfshirje të dyshuar në këto operacione gjatë revoltës kundër ish-presidentit Hosni Mubarak, në vitin 2011.

Akuzat lidhen kryesisht me arratisjen e tij nga një burg, ku regjimi i Mubarakut e kishte burgosur, që nga fillimi i vitit 2011.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›