Reagim i vrerosur/Zjarrvënësit, në - ferr!!!
(Në çast hidhërimi (të hidhur) kur flakët kaplojnë dhe gëlltisin sipërfaqe të mëdha pyjesh, malesh e bjeshkësh, një ndëshkim kaq katil (kapital), për keqbërësit e mundshëm, duket dënim i lehtë, madje!)
Kështu është, të thuash, përherë: sa herë ia thotë vera, (sivjet evonuar), kur shtegtimi drejtë valëve të detit apo në drejtim pylli, papritmas shpërthejnë zjarret e egra që, lëndojnë dhe prishin humorin, krejt.
Pavarësisht se ku, larg a afër, shpërthejnë flakët, njësoj. Si atëherë kur drejtpërsëdrejti rrezikojnë, si atëherë kur zjarret shfaqen në cilindo anë meridiani, në cilindo kënd a cep të botës. Ato përjetohen dhe bëhen një më të rrezikuarit e drejtpërdrejtë të përfshirë në fatkeqësi!
Zjarri është zjarr, për të gjithë. Flaka është flakë, për të gjithë!
Natyrisht se jo, për të gjithë barabar.
Pavarësisht nga shkalla e rrezikshmërisë së drejtpërdrejt, dhimbja për malin e djegur, kudo qoftë të ngjet kjo, pothuajse është e njëjtë.
Është e ditur se çka to të thotë rritja e një druri. Kur atë e mbjell e kultivon njeriu apo e “falë” natyra vetë.
Mbjellja, ngritja dhe rritja një peme druri pothuajse se është e barabartë me ngritjen dhe rritën e një fëmije.
Apo jo!?!
Ndaj, dhimbja nga zjarret, sidomos ato më përmasa katastrofe, është e njëjtë ngase, malet, pyjet, bjeshkët, sipërfaqet e gjelbëruara në përgjithësi, janë të mira dhe pasuri e përbashkët, gjithënjerëzore, planetare.
S’do mend.
Kjo dhimbje e përbashkët, që ndihet dhe përjetohet përherë e më dendur, sidomos në kohë të fundit, kur ekuilibri ekologjik, në përmasa të gjëra botërore është destabilizuar shumë. Deri në shkallë alarmi. Kur njerëzimi mbarë, zien në të njëjtin kazan!
Sado që ky problem, si çdo dukuri tjetër e keqe, më në fund, mund të vështrohet, të trajtohet, të diskutohet dhe të debatohet, në shumë mënyra dhe nivele. Kështu dhe ashtu. Nisur nga suaza të ngushta individuale, kombëtare, rajonale, por edhe nga këndi i përbashkët gjithënjerëzor, planetar.
Sado që çështja në shqyrtim është temë e gjerë, është brengë e përbashkët, megjithatë, fjala është mbi një “segment” të saj.
Për zjarrvënësit është fjala. Për zjarrvënësit. Në fakt.
Ata të gjithë si një, pa përjashtim, (ose me përjashtime të vogla e të rralla!), duhet hedhur në ferra, në mos në zjarr. Po në atë flakë që e kanë shkaktuar vetë. Ata duhet dërguar në ferr! Kur janë të pabesë e piromanë të sëmurë! Të ligj janë. Qyqarë. Të pashpirt... Këtu duhet llogaritur edhe ata që shkaktojnë çfarëdo zjarri, flakët e të cilët, sakaq bëjnë hi e pluhur, pasuri të përbashkëta (shoqërore) materiale.
Pre shkurt (e trup) këtë klithje dhimbjeje, lidhë grykën e saj: zjarrvënësit e qëllimshëm (apo të pavëmendshëm), që me një shkrepës të keqe, me (një) fije çibriti, a me një bisht cigareje të pa e fikur mirë e më kujdes, i venë flakën djegieve, shpeshherë katastrofale e më përmasa të mëdha, duhet dënuar, ashpër, sa me rreptësisht. Duhet hedhur në turrë drush!
Zjarri është zjarr. Zjarri të shuhet më zjarr!!!
I frikshëm. I kobshëm. Kudo e kurdo që “pikë” në botë. Si në bjeshkët e Deçanit, në Shkrel e Bellopojë, në Malin e Dajtit, në Sarandë, Në Pukë, në Vlorë, në Berat..., në Hiamalajet e largëta, në Itali, në Dalmaci a kudo tjetër në botë...
Duke filluar nga avllia, kopshti, mali rreth shtëpisë e deri ne skaj të botës!
Vendet (shtet) me teknike e teknologji te zhvilluar ia dalin disi, të shuajnë e zaptojnë flakët e vatrave sado të mëdha qofshin ato, por si t’i dilet në krye më zjarret kur ato kaplojnë majat e Bjeshkëve të Deçanit, apo në një mjedis akoma më hedhur në skaj dynjaje. Larg, shumë larg, teknologjisë gjegjëse, moderne dhe efikase.
Të rrihet duarkryq e të bëhet sehir rreth zjarreve, bashkë me zjarrvënësit e pashpirt!
Rreth një “tryeze” me ta!
Nuk bën hiç!
Më së pari duhet gjurmuar, hulumtuar, gjetur e kapur ata, e tek pastaj t’i kthehemi e t’i përvishemi punës në sigurimin e teknikës moderne, dhe sa me efikase për shuarjen e zjarrit kudo që ai pëlcet.
Sa me pak zjarre, aq më të vogla kërkesat për teknologji të shtrenjtë, për këtë qëllim.
Çështje e përpjesëtimit të zhdrejtë, kjo punë!
Apo jo?