E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Roli i gruas përcaktues në zhvillimin e vendit

Kryeministri Sali Berisha uroi gratë dhe nënat e Shqipërisë me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas. Këtë urim Berisha e bëri në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku ai vlerësoi si përcaktues rolin dhe kontributin e grave në zhvillimin e vendit. Sipas tij shoqëria shqiptare ka ende hapa për të bërë drejt respektimit të të drejtave të grave, dhe të barazisë së tyre me burrat, në të gjitha fushat e shoqërisë.
Kreu i qeverisë përmendi si shembull të barazisë së gruas me burrin, rritjen e numrit të grave në parlamentin shqiptar. Berisha shprehu bindjen se gratë janë një forcë e madhe drejt integrimit evropian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›