Kriza buxhetore greke, Papandreu në SHBA
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu fillon sot një vizitë zyrtare në SHBA, gjatë së cilës do të takohet me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton dhe me presidentin Barak Obama.
Kriza buxhetore e Greqisë pritet që të jetë tema kryesore në axhendën e kryeministrit grek.
"Përpjekjet tona filluan të japin rezultate" deklaroi shefi i qeverisë greke përpara gazetarëve që e shoqëronin gjatë kësaj vizite.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, pas takimit me Papandreun deklaroi se "nëse Greqia ka nevojë për ndihmë, ne do të jemi gati. Aktorët kryesorë evropianë janë të vendosur të bëjnë gjithçka për mos izolimin e Greqisë ''.