E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shërbim të grave

08/03/10 19:50

Djemtë e shtëpisë kanë vendosur që me rastin e 8-marsit, ditës së grave do të jenë në gadishmërinë e vajzave të shtëpisë së BB. Pasi kanë hedhur disa ide, ata kanë vendosur që ndër të tjera të bëjnë striptizëm për femrat e shtëpisë. Kështu vajzat dalin jashtë dhe ulen të gjitha. Teksa ato bisedojnë në përgjithësi, Klodi vjen dhe u shërben çaj. Djemtë e tjerë janë brenda në shtëpi dhe po përgatiten që të bëjnë striptizëm, ndërsa vajzat i presin jashtë duke shijuar edhe nga një filxhan çaj. Më pas djemtë dalin jashtë dhe nisin të bisedojnë me vajzat duke pirë çaj edhe ata. Pas disa minutash bisedë djemtë futen përsëri brenda dhe përgatiten për striptizëm. Klodi jep disa udhëzime dhe të tjerët plotësojnë mendimet e tij duke shkëmbyer edhe shaka ndërmjet tyre. Ata shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe kërkojnë që Vëllai i Madh tu mundësojë çdo gjë që u nevojiten për të organizuar festën. Kështu striptizmi shtyhet për më vonë dhe banorët tashmë duhet që të presin konfirmimin e BB. Brenda futen edhe vajzat të cilat bisedojnë dhe bëjnë shaka me djemtë. Gjatë kësaj kohë ata bisedojnë për gjëra të ndryshme duke pritur me padurim presin që Vëllai i Madh të ndezë muzikën dhe banorët të kënë gjithçka që kanë kërkuar për të festuar 8-marsin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›