E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ron Yeffet, përfaqësues i Edi Ramës, armë dhe drogë janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj biznesmenit Ron Yeffet, duke e lidhur atë me persona dhe afera që lidhen me kryeministrin Edi Rama.

Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, ku ishte i shoqëruar nga deputeti Klevis Balliu, Berisha foli për një kontroll të ushtruar pak ditë më parë në banesën e Yeffet, duke pretenduar se gjatë operacionit ai ka tentuar të kontaktojë disa herë kryeministrin.

“Armë dhe drogë janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. Të dhëna të pakundërshtueshme faktojnë se padrinoja apo kreu i narkoshtetit, Edi Rama, është kujdesur në maksimum që fitimet e tij të kenë sigurinë, tregtinë e armëve dhe kontrabandën e tyre”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar Ron Yeffet, Berisha e cilësoi atë si një personazh të përfshirë, sipas tij, në një sërë aferash korruptive dhe mafioze, duke pretenduar se ai ka vepruar si përfaqësues i kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›