E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata tensionuese politike në Kosove/ Albin Kurti zhvillon sot takim me Bedri Hamzën

Prishtinë – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet të takohen sot, para seancës së Kuvendit të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë takimi pritet të zhvillohet rreth orës 13:00.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështje të rëndësishme politike, përfshirë votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në vend, ndërsa Kuvendi pritet të përballet me vendime të rëndësishme gjatë ditës së sotme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›