Shokuese/ Vlora Hyseni midis Agasit dhe Yeffet? Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar që bashkëjetonte me Ron Yeffet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Ron Yeffet dhe Ergys Agasit.
Në një dalje për mediat, Berisha tha se Hyseni, e pyetur për lidhjet e saj me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë pasur ndonjë marrëdhënie të veçantë me të, ndërsa sipas tij ka deklaruar se bashkëjetonte me Ron Yeffet. Ai tha se fillimisht e kishte konsideruar këtë deklaratë si një shaka, por më pas, sipas tij, kishte marrë informacion nga burime që i cilësoi të besueshme. Sipas kreut të PD-së, kjo situatë nënkupton se SHISH ishte vendosur nën një kontroll të dyfishtë, duke iu referuar Agasit dhe Yeffet.