E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ruçit: çoni faktet në Prokurori

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi shkëmbyen debate të ashpra në Parlament gjatë diskutimeve në seancë plenare.
Që në fillim të fjalës së tij, deputeti i PS-së Gramoz Ruçi tha se opozita ka hyrë në Kuvend dhe është aty, me propozime konkrete për ti dhënë maxhorancës shansin e zgjidhjes së krizës.
"Ne i bëmë propozimet tona, tani gjithçka është në vullnetin tuaj politik", tha Ruçi.
Ai shtoi se maxhoranca duhet ta zgjidhë krizën para se zgjidhjen e saj ta realizojë populli, duke shtuar se atëherë do të jetë shumë vonë për Qeverinë dhe maxhorancën.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Berisha. "Gjuha e forcës nuk shkon me këtë qeveri", tha Berisha.
Ai kërkoi nga kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi që t'i çojë në prokurori ato që ai i quan fakte për manipulime me procesin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›